Informacione për vizat
Të premte, 12 dhjetor 2008, Zvicra ka implementuar plotësisht marrëveshjen e asocimit në zonën shengen. Duke filuar që prej kësaj date vizat shengen do të jenë të vlefshme për të hyrë në Zvicër.
Duke filluar menjëherë: Vizat vetëm pas caktimit të takimit!
Takimet për vizë do të jepen me telefon nr. +355 68 20 52 000: ora 13.30 – 15.00 nga e hëna deri të enjten
Tërheqja e pashaportave: ora 12.00 – 12.30 çdo ditë pune
Informacion telefonik për çështje vize +355 68 20 52 000: ora 08.15 – 08.45 nga e hëna deri të enjten
Marrevëshja e lehtësimit të vizave ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë nuk është ende e aplikueshme.
Takimet do të jepen nga ora 13.30 – 15.00 nga e hëna deri të enjten me numrin e posaçëm të telefonit për viza. +355 68 20 52 000
Për të caktuar një takim ju duhet të jepni emrin, mbiemrin dhe numrin e pashaportës.
Taksa e aplikimit për vizë: ALL 8’300.-
Marrëveshja e lehtësimit të vizave nuk është ende e aplikueshme.
Viza e refuzuar:
Taksa e vizës nuk do të rimbursohet
Aplikantët për vizë duhet të paraqiten personalisht për të dorëzuar aplikimin edhe dokumentat respektive.
Në sportel do të pranohen vetëm aplikantët të cilët kanë fiksuar takim.
Afati i përpunimit të kërkesës për vizë do të jetë deri në 10 ditë pune.
Ambasada e Zvicrës do të lëshojë viza shengen duke filluar nga data 17 dhjetor 2008, vetëm pas caktimit të takimit.
Të gjithë shtetasit shqiptarë mbajtës të pashaportave të zakonshme dhe të shërbimit kanë nevojë per vizë për të hyrë në Zvicër.
Mbajtësit e pashaportave diplomatike shqiptare nuk kanë nevojë për vize turistike ose vizite.
Nëse po, ju lutemi të konsultoni faqen e internetit të Zyrës Federale Zvicerane të Migracionit për të parë nëse leja e qëndrimit që dispononi ju mundëson hyrjen pa vizë në Zvicër dhe Lichtenstein (Lista 1 e dokumentave të identifikimit dhe vizave hyrëse).
Nëse aplikimi juaj është refuzuar dhe ju dëshironi një vendim formal nga ana e Zyrës Federale Zvicerane të Migracionit, duhet të dorëzoni një aplikim të ri në tre kopje dhe të paguani përsëri tarifën e vizës. Ky është rasti i vetëm kur tarifa e vizës duhet të paguhet dy herë. Nëse Zyra Federale Zvicerane e Migracionit e kthen mbrapsht vendimin e seksionit të vizave të ambasadës, atëhere shuma e dytë e paguar do t’ju rikthehet.
