Projekti zviceran lidh kompanitë me shkollat profesionale


Cette page n’est pas disponible en français. Veuillez choisir une langue ci-dessous:

Press releases, 24.11.2017

Një javë e tërë për promovimin e aftësive profesionale përfundoi sot me lançimin e Aleancës Shqiptare për Praktikat Profesionale

Students trying new IT equipment donated by Swiss company at vocational school 'Pavarësia' in Vlorë, Albania.
Studentët provojnë pajisjet e reja TIK të dhuruara nga kompania zvicerane në shkollën profesionale 'Pavarësia' në Vlorë, Shqipëri. © FDFA

Aftësi për Punë – një projekt zviceran për arsimin profesional – promovoi rëndësinë e praktikave profesionale dhe ftoi kompanitë private që të bashkëpunojnë me shkollat për ofrimin e shanseve për mësim praktik për studentët. Java u mbyll me përurimin e një laboratori dhe klase TIK në Shkollën Industriale Profesionale ‘Pavarësia’ në Vlorë dhe më vonë me lançimin e Aleancës Shqiptare për Praktikat Profesionale – një bashkëpunim midis kompanive private dhe ofruesve të arsimit profesional.

“Ekonomia e Shqipërisë ka nevojë për aftësi profesionale më të shumta dhe më të mira. E kam thënë këtë gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri: arsimi profesional nuk është i dorës së dytë”, that Ambasadori zviceran Christoph Graf. Duke folur mbi panairet e praktikave profesionale Zv. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Dajna Sorensen tha: “Ne kemi shembuj shumë të mirë të bashkëpunimit midis sipërmarrjes dhe studentëve gjatë panaireve në Lezhë dhe Vlorë”.  

Panairet e praktikave profesionale u organizuan përgjatë javës në Lezhë, Berat, dhe Vlorë ku pronarë dhe menaxherë nga biznesi privat patën rastin të flasin me mësuesit dhe studentët mbi nevojat dhe mundësitë për aftësitë që kërkohen. Si rezultat 300 pozicione praktikantësh u siguruan për studentët nga 100 kompani të ndryshme nga këto rajone dhe nga Tirana.

Një laborator dhe klasë e re për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit u financua dhe rinovua nga SICPA – një kompani zvicerane dhe anëtare themeluese e SWISSA, Dhomës së Tregëtisë Zvicerano-Shqiptare. Ambasadori Christoph graf dhe Drejtori Ekzekutiv i SICPA Xavier Davard përuruan ambientet e reja.

Më vonë u nënshkrua një premtim bashkëpunimi nga pesë kompanitë e para – përfshirë Vodafone Albania – nga shkolla dhe nga projekti për të ngritur Aleancën Shqiptare për Praktikat Profesionale si një platformë për përmirësimin e dhënies së aftësive profesionale, ndarjne e përvojave dhe mësimit nga praktikat më të mira. Henry Leerentveld – Drejtor i Sëisscontact për Evropën Lindore – tha se “qëllimi i kësaj nisme është të afrojë sipërmarrjen me të rinjtë dhe të mundësojë aftësimin e nevojshmë të tyre”.

Java e praktikave profesionale ishte pjesë e Javës Evropiane për Aftësitë Profesionale (20-24 November) e vendosur nga Komisioni Evropian për të spikatur rëndësinë e arsimit dhe aftësive profesionale për një ekonomi të fortë.

Aftësi për Punë po prezanton qasje të reja për arsimin professional në Shqipëri duke lidhur mësimin me aftësitë praktike të nevojshme për bizneset dhe tregun e punës dhe përmes modeleve tërheqëse të mësimit për studentët.