TAP fillon ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 km rrugë dhe mbi 40 ura

Article, 03.07.2015

Gazsjellësi Trans Adriatik nisi sot zyrtarisht në qyetetin jugor të Çorovodës ku një hapje formale shënoi fillimin e punës së ndërtimit dhe rehabilitimit

Albanian Prime Minister Edi Rama and Minister of Energy Damian Gjiknuri at the launching ceremony of TAP project in Çorovodë, Albania
Kryeministri shqiptar Edi Rama në ceremoninë hapëse të projektit TAP në Çorovodë, Shqipëri FDFA

Një gur kilometrik i rëndësishëm për sektorin energjik të Shqipërisë u shënua sot ndërsa filloi puna nga Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) pranë Çorovodës, në jug të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në cermoninë e hapjes dhe foli mbi rëndësinë e këtij projekti masiv për të gjithë Evropën.

Faza e parë e punës do të konsistojë në ndërtimin e 100 km rrugë ndihmëse, ngritjen nga fillimi të 3 urave të reja, dhe rehabilitimin e mbi 40 urave ekzistuese.

Drejtori Menaxhues i TAP-it Ian Bradshaë tha: “TAP ka si qëllim të ndërtojë një gazsjellës modern që do të sjellë gazin kaspik në Evropë në fillim të vitit 2020 dhe me siguri të plotë. Ndërtimi i rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri është një pikë kritike për progresin e projektit tonë”. A gjithashtu shtoi se projekti do të mbrojë mjedisin dhe nuk do të dëmtojë komunitetet përmes të cilave do të kalojë linja e gazit.

I pranishëm në eventin e lançimit ishte gjithashtu Ambasadori zviceran Christoph Graf së bashku me përfaqësues të tjerë diplomatikë. Mbështetja zvicerane për Gazsjellësin Trans Adriatik është e dyfishtë: një kompani private zvicerane mban 5% të aksioneve të TAP, ndërsa qeveria zvicerane dha rreth 6 milion Euro këtë vit për të ndihmuar Shqipërinë që të maksimizojë përfitimet e saj nga linja e re e gazit.

TAP pritet të ketë një impakt në punësimin, si dhe në sigurinë dhe diversifikimin e energjisë.