Diskutim mbi financimin e partive politike në kontekstin e Shqipërisë

Local news, 12.10.2016

Një tryezë e rrumbullakët hapi debatin mbi mënyrat si të rregullohet dhe monitorohet financimi i partive politike

Swiss Ambassador Christoph Graf and OSCE representative Robert Wilton at the roundtable on political financing
Ambasadori zviceran Christoph Graf dhe përfaqësuesi i OSBE Robert Wilton tek tryeza e rrumbullakët mbi financimin politik. EDMOND PRIFTI PHOTOGRAPHY

Në një tryezë të rrumbullakët titulluar “Kostot e Demokracisë” deputetë të Parlamentit shqiptar, OJQ monitoruese dhe përfaqësues ndërkombëtarë diskutuan çështjen e financimit të politikës dhe hapat e nevojshëm për të rritur transparencën para zgjedhjeve të përgjithshme 2017.

Ambasadori zviceran Christoph Graf foli mbi nevojën për të aftësuar shoqërinë civile që të monitorojë dhe reformojë mënyrën si partitë politike financojnë vetveten. “Një transparencë më e mirë e financimit të partive nis me vullnetin e partive politike për të hapur burimet e tyre të fondeve – ndërtimi i një shtëpie qelqi transparente, dhe jo mbajtja e një shtëpie të mbyllur dhe të errët”, tha Ambasadori Graf.

Përfaqësuesi i BE Jan Rudolph tha se është e papranueshme që në 2016 ka ende praktika të paqarta dhe fushata të shtrenjta zgjedhore dhe shumë pak transparencë nga ana e partive politike shqiptare. Ndërsa Robert Ëilton, Zv. Kreu i Prezencës së OSBE në Shqipëri, tha se në këtë moment ka një shans për të zgjidhur mjegullën dhe errësirën që rrethon praktikat financiare të partive gjatë fushatave zgjedhore.

Debate interesante dhe të gjalla pasuan fjalimet hapëse gjatë tryezës së rrumbullakët. Ish Presidenti Rexhep Mejdani argumentoi se praktikat e dyshimta të financimit të partive lidhen me atë që ai e quajti “kapja e shtetit”.

Aktiviteti – organizuar nga Shoqata KRIIK dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendore me mbështetje nga Ambasada e Zvicrës – përfundoi me disa hapa për t’u ndjekur përfshirë përmirësime në kuadrin ligjor, aktivitet më intensive në anën e shoqërise civile dhe një rol më konstruktiv të partive politike.