Ambasada zvicerane feston 25 vjetorin me një seri aktivitetesh

Press releases, 12.09.2017

Ky vit shënon 25 vjet që nga hapja e Ambasadës së Zvicrës në shtator 1992 në Tiranë. Në kuadër të këtij përvjetori, në Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri u zhvillua një veprimtari me diskutime dhe përshëndetje nga diplomatë dhe qeveritarë nga të dy vendet

Ambassador Graf addressing the opening event celebrating the 25th anniversary of Swiss representation in Albania. ©
Hapje a festimeve të 25 vjetorit të Ambasadës së Zvicrës me performancën e dy muzikanteve duke luajtur në alphorn. © FDFA

Veprimtaria u përqëndrua në 25 vjet të Prezencës zvicerane dhe Bashkëpunimit për Zhvillim në Shqipëri dhe u vlerësuan marrëdhëniet zvicerane-shqiptare. Ambasadori zviceran,  Z. Graf theksoi lidhjet e forta midis Zvicrës dhe Shqipërisë dhe progresin e Shqipërisë gjatë këtyre viteve. "Shqipëria është përfshirë në një agjendë reforme dinamike dhe është e përkushtuar për të ecur përpara. Kjo është një arsye, dhe një arsye e mirë që Zvicra vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian ", premtoi ambasadori Graf.  

Dy ish-diplomatë zviceranë, Christian Schmed, Zëvendës Shef i Misionit për periudhën 1992-1997 dhe Francis Cousin, Ambasadori Zviceran nga 2000-2002 ndanë me audiencën kujtimet dhe përvojat e tyre duke konfirmuar përparimin e shpejtë të Shqipërisë

Veprimtaria vazhdoi me diskutimet e panelit mbi arritjet dhe sfidat e Bashkëpunimit Zviceran gjatë këtyre 25 viteve. Paneli përfshinte Ministren (në largim) për Zhvillimin Urban, Eglantina Gjermeni, Kryetaren e Bashkisë Shkodrës, Voltana Ademi dhe  Koordinatorin e Përhershëm të OKB-së Brian Williams       

Mbrëmja përfundoi me një pritje për trupin diplomatik për të kremtuar marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ndihmës Sekretari Shtetit i Departamentit Federal për Punët e Jashtme, Nicolas Brühl folën për marrëdhënien miqësore mes dy vendeve. "Sot rreth 250,000 banorë të Zvicrës kanë lidhje me zonënt shqip-folëse. Këto lidhje njerëzore kanë shtruar rrugën për zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha Nicolas Brühl."

Zvicra është donatori i tretë më i madh bilateral në Shqipëri. Qeveria zvicerane filloi të mbështesë Shqipërinë në fillim të viteve 1990 duke ofruar ndihmë humanitare. Që nga hapja e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Tiranë më 1997, Zvicra po mbështet tranzicionin e Shqipërisë me një program në rritje të vazhdueshme në katër fusha të ndryshme me më shumë se 20 milion CHF në vit.

Gjatë festimit, dueti i muzikantëve Timorosso luajti Alphorn, një instrument muzikor tradicional zviceran dhe, Roland Tasho prezantoi një ekspozitë fotografike me shembuj të suksesshëm të zviceranëve që jetojnë në Shqipëri si dhe shqiptarëve që jetojnë në Zvicër.

Festimet e 25 vjetorit të Ambasadës së Zvicrës vazhdojnë nesër , më 13 shtator me një ngjarje që përqendrohet në forcimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve dhe përfundon më 14 shtator me premierën e filmit "Ballafaqimi me të Shkuarën" dhe me diskutime të një paneli mbi këtë temë.