Ambasadori zviceran dhe diplomatë të tjerë vizitojnë kantierin e TAP

Article, 07.03.2017

Një grup me ambasadorë dhe diplomatë panë nga afër punën e instalimit tek TAP dhe folën me drejtuesit e kompanisë

Foreign ambassadors and diplomats at the TAP construction site near Ura Vajgurore, Albania
Ambasadorë dhe diplomatë të huaj tek kantieri i ndërtimit të TAP pranë Urës Vajgurore, Shqipëri. TAP

Pesë muaj pasi filloi puna e ndërtimit për Gassjellësin Trans Adriatik (TAP) në Shqipëri, në 7 Mars njëmbëdhjetë ambasadorë dhe diplomatë vizituan punën në vazhdim të projektit TAP në Urën Vajgurore, rajoni i Beratit. Ata morën një paraqitje të progresit dhe një skicë të aktiviteteve që TAP do të kryejë përgjatë 2017 nga përfaqësuesit e kompanisë.

Ulrike Andres, Drejtore e Çështjeve Komerciale dhe të Jashtme të TAP, tha: “TAP është një projekt tejet strategjik për tregun europian të gazit. Sapo gazi natyror nga fushat e Shah Deniz II të nisë rrjedhën përmes TAP në 2020, disa tregje do të përfitojnë nga siguria dhe diversifikimi në rritje I furnizimit me gaz”.

“Ne i jemi mirënjohës autoriteteve shqitpare për bashkëpunimin e fortë që ka mundësuar progres të mirë për TAP. Deri tani në Shqipëri kemi hapur dhe përmirësuar mbi 72 km, kemi lidhur 52 km tubacione, kemi salduar 52 km dhe kemi mbushur rreth 40 km”, shtoi ajo.

Ambasadorët patën kënaqsi të mësonin mbi punën në vazhdim të TAP si dhe mbi përfitimet që merr Shqipëria. Ata lëvduan kompaninë për përgjegjësinë e saj sociale të treguar përmes zhvillimit të infrastrukturës komunitare dhe punës me autoritetet vendore.

Në veçanti Ambasador zviceran Christoph Graf komentoi mbi standardet e cilësisë së klasit të parë të prezantuara nga TAP që përfshin edhe punën më cilësi më të lartë nga nën-kontraktorët shqiptarë. Ai përmendi rëndësinë që Zvicra i jep investimeve strategjike që lidhin Shqipërinë me rrjetet e gazit europian dhe që “çimenton pozicionin e Shqipërisë në kontekstin Europian”.

Gassjellësin Trans Adriatik është pjesërisht nën pronësi të kompanisë zvicerane AXPO dhe zyrat qendrore e kanë selinë në Baar, Zvicër. Përveç kësaj, qeveria zvicerane ka dhënë 6 milion franza zvicerane për të forcuar kapacitetin e shtetit shqiptar për të zhvilluar dhe menaxhuar sektorin e gazit. Projekti financohet nga Sekretariati zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike – SECO – dhe një nga detyrat e para të tij ishte të asistontë Shqipërinë për të rinegociuar kontratën me TAP duke fituar kështu rreth 80 milion Euro në përfitime të shtuara.

TAP deri tani punëson mbi 1’700 employees – rreth 84% e tyre shqiptarë – në proçeset e ndërtimit. Gjithashtu disa rrugë dhe ura janë përmirësuar, duke lidhur fshatra të largëta me qendrat urbane. Disa projekte sociale dhe mjedisore janë në vazhdim: rinovim I disa shkollave përgjatë linjës së TAP, si dhe projekte për turizmin. Një numër i madh firmash vendore janë nën-kontraktuar për të ofruar shërbimet dhe ekspertizën në ndërtimin e segmentit të tubacioneve në Shqipëri.

Në vizitë ishin ambasadorë dhe diplomatë nga tetë vende:

  • Ambasadori i Republikës së Turqisë, Hidayet Bayraktar

  • Ambasadori i Republikës së Italisë, Alberto Cutillo

  • Ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf

  • Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu

  • Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman

  • Zv, Kreu i Misionit të Republikës Federale Gjermane, Anke Holstein

  • Zv, Kreu i Misionit të Republikës së Francës, Isabelle Le Guellec

  • Zv, Kreu i Misionit të Mbretërisë së Bashkuar, Sean Melbourne

  • Këshilltari Ministror i Republikës së Greqisë, Kostantinos Piperigos