Anketimi më i fundit tregon si e shohin qytetarët e Shqipërisë ecurinë e qeverisjes vendore

Article, 18.10.2017

Studimi i fundit nga një projekt i shumë donatorëve që përfshin dhe Zvicrën zbulon se qytetarët i japin notën 4.6 nga maksimumi prej 10 pikësh kënaqësisë nga shërbimet bashkiake

Mayors and local government experts during the publication of survey findings on citizens' perceptions
Kryebashkiakë dhe ekspertë të qeverisjes vendore gjatë publikimit të gjetjeve nga studimi mbi perceptimet e qytetarëve. © UNDP Albania

Një projekt i përbashkët në mbështetje të reformës territoriale të Shqipërisë publikoi sot anketimin më të fundit që vlerëson gjendjen e qeverisjes vendore në vend. Duke matur perceptimet e qytetarëve dhe punonjësve të bashkisë studimi tregon katër dimensione të qeverisjes së mirë vendore: efektiviteti dhe efikasiteti; transparenca dhe sundimi i ligjit; llogaridhënia; dhe pjesëmarrja dhe angazhimi i qytetarëve.

Në përgjithësi qytetarët e rendisin ecurinë e bashkive si të pamjaftueshme dhe i vënë notën 4.6 nga 10 për kënaqësinë nga shërbimet. Sidoqoftë, përmirësime citohen përsa i përket planeve, shërbimeve dhe ekzistencës së rregullave të reja dhe më transparente. Vetëm 34% e bashkive (21 nga 61) vlerësohen si ‘mirë’ nga qytetarët ndërsa 64% e tyre (39 nga 61) përformojnë në nivelin ‘mesatar’.

Anketimi u bë publik gjatë një konference organizuar nga projekti STAR2 – Mbështetje për Reformën Territoriale dhe Administrative – që zbatohet nga UNDP Albania dhe financohet nga BE, USAID dhe programet e bashkëpunimit të Zvicrës, Suedisë dhe Italisë. Tre organizata vendase kryen studimin: Instituti për Alternativa Zhvillimi dhe Kërkimi – IDRA, Instituti për Kërkime Urbane – URI, dhe Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim - GADC.

Një nga gjetjet kryesore në anketë është niveli i ulët i pjesëmarrjes dhe angazhimit të qytetarëve në proçeset demokratike. Ka një ndryshim të madh midis vlerësimeve të dhëna nga anëtarët e komunitetit dhe atyre nga autoritetet e bashkive: qytetarët deklarojnë se ata nuk janë të ndërgjegjësuar apo të informuar mjaftueshëm mbi planet vendore dhe ata nuk ndihen partner me bashkitë e tyre.

Një gjetje tjetër me rëndësi është ajo që pjesa më e madhe e bashkive nuk kanë një vizion afat-gjatë për zhvillimet e ardhshme dhe planet ose mungojnë ose nuk zbatohen siç duhet.

Studimi jep edhe rekomandime për të adresuar çështjet e qeverisjes vendore si zbatimi i decentralizimit fiscal dhe pajisja e bashkive me burime dhe fonde. Një rekomandim tjetër është rritja e gatishmërisë për shërbime më të mira nga ana e administratës publike si dhe ndërveprimit me qytetarët. Përsa i përket transparencës studimi sugjeron formalizimin e mekanizmave të gjurmimit dhe monitorimit për të trajtuar ankesat dhe kërkesat e qytetarëve. 

Pas Reformes Territoriale dhe Administrative bashkitë përballen me mundësi por edhe me sfida të reja. Programet e bashkëpunimit zviceran dhanë expertizë teknike për dizenjimin dhe zbatimin e reformës.