Dita Kombëtare e Zvicrës mbledh miqtë në Ambasadën zvicerane në Tiranë

Press releases, 27.07.2017

Ambasada e Zvicrës mbajti një pritje me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës

Swiss Ambassador Christoph Graf addressing guests at the reception celebrating the Swiss National Day. ©FDFA
Ambasadori zviceran Christoph Graf duke iu drejtuar të ftuarve në pritjen për festimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës. A Hoxha Tirana Albania

Dita Kombëtare e Zvicrës u festua të enjten tek Ambasada e Zvicrës me miq e të ftuar nga institucionet qeveritare, biznesi, shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare dhe misionet diplomatike. Të pranishëm në ngjarje ishin edhe ministra tw qeverisw, deputetë të Parliamentit dhe kryebashkiakë.

Ambasadori zviceran Christoph Graf theksoi se 2017 shënon një vit të veçantë për miqësinë zvicerano-shqiptare. 25 vite më parë në Gusht 1992 Ambasada zvicerane u hap për herë të parë në Tiranë. Ky ishte fillimi i një shkëmbimi, bashkëpunimi dhe partneriteti që do të intensifikohej dhe rritej më tej. Zvicra ka mbështetur Shqipërinë në shtegun drejt integrimit evropian që nga vitet ’90 dhe investon mbi 29 milion franga zvicerane në vit për të përmirësuar demokracinë, punësimin, infrastrukturën dhe shëndetësinë.

“Për mua dhe gruan time Nicole kjo është Dita e tretë Kombëtare që përjetojmë në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe kemi parë përparim të vazhdueshëm dhe të dukshëm në këtë vend. Kur arritëm, Shqipëria sapo kish marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Tani flitet për një datë të mundshme për të nisur negociatat e hyrjes në BE. Urime!“ – tha Ambasadori Christoph Graf.

Mbi 200 të ftuar morën pjesë në festimet e mbajtura tek Rezidenca e Ambasadës zvicerane. Prania dhe roli i Zvicrës si një nga partnerët ndërkombëtarë kryesorë për Shqipërinë po njihet gjithnjë e më shumë nga qeveria dhe institucionet.

Pjesë e pritjes ishte edhe një performancë e muzikës xhaz nga grupi zviceran Thomas Lüthi Trio.  

Dita Kombëtare e Zvicrës në 1 Gusht përkujton themelimin e Konfederatës së Zvicrës që njohim sot. Në 1291 tre kantone malore u bashkuan dhe nënshkruan të ashtuquajturën Karta Federale e cila shtroi themelin e Konfederatës Zvicerane me 26 kantonet e saj aktuale.