Ekspertë nga bankat qendore diskutojnë normat e interesit të Euros dhe efekti mbi Ballkanin Perëndimor

Press releases, 04.05.2017

Normat negative të interesit në Eurozonë kanë ndikim mbi politikat financiare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për të ndihmuar me një përgjigje të duhur SECO – Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështje Ekonomike – me Bankën e Shqipërisë dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar mblodhi ekspertë nga bankat qendrore të rajonit

Bank of Albania Governor Gent Sejko with Swiss Ambassador Christoph Graf and IMF representative Miguel Savastano. ©FDFA
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko me Ambasadorin Christoph Graf dhe përfaqësuesin e FMN Miguel Savastano. FDFA

Për dy ditë– 4 dhe 5 Maj– ekspertë dhe përfaqësues nga bankat qendrore në disa vende do të diskutojnë dhe shkëmbejnë përvoja për t’u përgatitur për politikat e nevojshme në lidhje me normat negative të interesit në Eurozonë. Ata do të adresojnë efektin që kjo ka mbi vendet e Ballkanit Perëndimor dhe masat që duhet të merren për të siguruar stabilitet financiar.

Ambasadori zviceran në Shqipëri Christoph Graf gjatë fjalimit të hapjes theksoi se stabiliteti makroekonomik dhe një sektor i shëndetshëm financiar janë thelbësor për rritjen ekonomike. Ai shprehu bindjen se vended që nuk kanë adoptuar Euron mund të mësojnë nga njëri-tjetri se si të përgjigjen më mirë ndaj efektit që Eurozona ka në sektorin e tyre financiar. “Tema e konferencës së sotme është e përshtatshme për një marrëdhënie të shëndoshë, të shëndetshme, transparente, dhe të parashikueshme midis Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së, e cila zgjerohet edhe në fushën e stabilitetit makroekonomik”, tha Ambasadori Graf.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko shpjegoi se sektori financiar në Shqipëri por edhe në rajon ndikohet nga bankat që vijnë nga vendet e Eurozonës të cilat iu duhet të shtrëngoheshin pas rregullave të reja që u adoptuan nga sektori bankar evropian pas krizës financiare. “Në afat të shkurtër, adaptimi me këto rregulla të reja është një sfidë për vendet e rajonit”, tha Guvernatori Sekjo.

Konferenca dy-ditore përfshin sesione të cilat do të fokusohen në menaxhimin e  rezervave të valutës, sfidat e stabilitetit financiar, dhe zhvillimin e politikave të duhura monetare perballë normave negative të interesit që vijnë nga Eurozona.

Përfaqësues të nivelit të lartë nga bankat qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshijnë ata nga Shqipëria, Bosnia e Herzegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Gjithashtu, të pranishëm në konferencë janë edhe përfaqësues nga bankat qendrore të Zvicrës, Hungarisë, Bullgarisë, dhe Kroacisë.  

Në fund të konferencës ekspertët bankarë do të kenë shkëmbyer përvoja dhe pikëpamje si dhe do të dalin me konkluzione mbi politikat monetare që duhen adoptuar për të zbutur rreziqet e lidhura me normat negative të interesit në Eurozonë.