Fushatë informuese dhe aplikacion celulari për votuesit e herës së parë në Shqipëri

Media release, 10.10.2017

Një fushatë për rritjen e ndërgjegjësimit arriti mbi 35,000 votues të herës së parë në të gjithë vendin para zgjedhjeve të Qershorit

High school students and first-time voters rehearsing for elections at the Foreign Languages School in Tirana, May 2017
Studentë dhe votues të herës së pare praktikojnë për zgjedhjet tek Shkolla e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, Maj 2017. © FDFA

Mbi 35,000 studentë dhe votues të herës së parë mësuan mbi proçesin e zgjedhjeve dhe praktikuan proçedurat e votimit gjatë një fushate e cila synoi të rrisë ndërgjegjësimin nëpër shkollat e mesme. Ata morën pjesë në simulime dhe zgjedhje të inskenuara me qëllim që të familiarizohen me hapat e duhur të votimit dhe si të shmangen gabimet në qendrat e votimit.

Pjesë e fushatës ishte edhe lançimi i “Voto2017” – një aplikacion celulari i zhvilluar për Android dhe iPhones dhe që informon mbi të gjithë aspektet e votimit, dhe gjithashtu i mundëson përdoruesve të dokumentojnë dhe raportojnë çrregullime gjatë proçesit të zgjedhjeve si dhe frikësimin e votuesve. Aplikacioni u instalua dhe përdor nga mbi 18,500 votues gjatë zgjedhjeve të Qershorit 2017.

Në ditën e zgjedhjeve aplikacioni për celularë u provua me sukses pasi faqet në Internet të Regjistrit Kombëtar Civil dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u bllokuan për shkak të sulmeve kibernetike.

“Voto2017” ndihmoi përdoruesit të gjejnë qendrat e votimit, të kontrollojnë statusin e regjistrit, dhe të mësojnë mbi gjërat që duhen bërë dhe nuk duhen bërër para dhe gjatë zgjedhjeve. Gjithashtu informoi mbi proçesin e numërimit të votave dhe rezultatet e votimit. Por akoma më me rëndësi, “Voto 2017” dhe mundësinë që të raportohet në kohë reale përmes imazheve dhe videove kur pati raste frikësimi apo fotografimi të votës.

Fushata dhe aplikacioni u zbatuan nga Akademia e Studimeve Politike (APS) dhe Këshilli i Evropës përmes një fondi prej 41,000 franga zvicerane të dhëna nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Zvicra është një mbështetëse e vazhdueshme e Akademisë së Shkencave Politike.

Raporti më i fundit i OSBE/ODIHR mbi zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri përfshiu një rekomandim mbi përmirësimin e ndërgjegjësimit të votuesve për në zgjedhjet e ardhshme.