Manuel Sager përfundon vizitën në Shqipëri

Press releases, 27.04.2017

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Manuel Sager ishte në Shqipëri dhe u takua me Kryeministrin Edi Rama

SDC Director Manuel Sager with vocational students at the Skills Fair in Tirana, Albania. ©FDFA
Drejtori i SDC Manuel Sager me studentë të shkollave profesionale në Panairin e Aftësive në Tiranë, Shqipëri. FDFA

Sot ishte dita e fundit e vizitës nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Manuel Sager. Së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka, Z. Sager hapi Panairin Kombëtar të Aftësive. “Si një zviceran që jam unë besoj fort në arsimin dhe formimin profesional. Dy të tretat e të rinjve tanë ndjekin shkolla profesionale dhe një e treta ndjek arsimin tertiar apo universitetet”, tha Z. Sager në fjalimin e tij. Ky ishte edicioni i dytë i Panairit Kombëtar të Aftësive – një aktivitet i përvitshëm që promovon arsimin profesional dhe që e mori frymëzimin nga Zvicra.

Të mërkurën Z. Sager u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe diskutoi mbështetjen zvicerane për reformat e Shqipërisë dhe përkushtimin që nevojitet nga ana e qeversië. Në veçanti ata folën për arsimin profesional dhe binjakëzimin e shkollave shqiptare me ato zvicerane për të vulosur disi cilësine zvicerane në shkollat profesionale në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama gjithashtu preku nevojën për qeverisje me qendër qytetarin në të gjitha nivelet dhe reformimin e sektorit të shëndetësisë.

Delegacioni zviceran u takua edhe me Ministren e Ekonomisë, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi për të mësuar më shumë mbi prioritetet e qeverisë dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit.

Të mërkurën pasdite delegacioni zviceran u takua me Kryetarin e Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe inauguroi një urë të rinovuar e cila lidh fshatrat Jubë dhe Rrushkull. Një rrugë hyrëse prej 500 metrash u shtrua midis qendrës së Rushkull dhe urës.

“Zvicra ka qenë një partner i besueshëm për Shqipërinë veçanërisht në qeverisjen vendore e cila është edhe më pranë njerëzve. Ky investim erdhi pasi iu propozuam qytetarëve në këto fshatra disa opsione dhe ata zgjodhën urën si shumë të nevojshme për ta. Ura simbolizon miqësinë dhe partneritetin midis Shqipërisë dhe Zvicrës”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Manuel Sager.

Qeveria e Shqipërisë merr mbështetje nga Zvicra në arsimin profesional, energjetikë dhe decentralizim. Kjo ishte vizita e parë e një Drejtori të SDC në Shqipëri pas 10 vitesh dhe vjen në një kohë kur një strategji e re bashkëpunimi për 2018-20121 po përgatitet. Zvicra planifikon të përkushtojë fonde zhvillimi deri në 100 milion franga zvicerane për këtë përiudhë.