Premierë e filmit mbi të shkuarën komuniste gjatë 25 vjetorit të Ambasadës zvicerane

Press releases, 14.09.2017

Produksioni i përbashkët zvicerano-shqiptar ‘Përballja me të Shkuarën’ debutoi sot në Kinemanë Millennium e ndjekur nga një diskutim mbi këndvështrime të ndryshme mbi sundimin komunist

Debora Kern from the Embassy of Switzerland discussing the topic of 'Dealing with the Past' after the screening of the documentary of the same title.
Debora Kern nga Ambasada e Zvicrës diskuton mbi temën 'Përballja me të Shkuarën pas shfaqjes së dokumentarit me të njëjtin titull. © FDFA

Një film prodhuar nga studentët e Akademisë së Filmit dhe Multimedias ‘Marubi’ nën mbikqyrjen e regjizorit zviceran Eric Bergkraut dhe regjizorit shqiptar Kujtim Çashku u shfaq sot për herë të parë duke shënuar aktivitetin e tretë të javës së 25 vjetorit të Ambasadës zvicerane në Shqipëri.

“Historitë e treguara përmes filmit mund të kenë efekt tek brezi i ri dhe t’i përçojnë atyre mesazhe nga historia a afërt. Përballja me të shkuarën do të thotë të mësosh nga e shkuara. Me këtë në shpresojmë të kontribuojmë në dialogun dhe debatin që ky vend po përgatitet të ketë në lidhje me të shkuarën e afërt”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf ndërsa hapi aktivitetin. 

Regjizori ziceran Eric Bergkraut u frymëzua për filmin mbi të shkuarën komuniste të Shqipërisë gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri ku vuri re një qëndrim të dyfishtë mbi regjimin totalitar. “Të gjithë vendet, jo vetëm Shqipëria, ashtu si dhe individët, kanë një të shkuar dhe u duhet të përballen me këtë të shkuar. Dokumentari është e kundërta e propagandës. Në fakt, ky film u krye nga studentët e Akademisë ‘Marubi’”, tha Bergkraut gjatë prezantimit të dokumentarit.

Regjizori shqiptar Kujtim Çashku bashkë-udhëhoqi bërjen e filmit dhe deklaroi se “dokumentari nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës. Ndihem mirë që shoh këtu disa nga protagonistët e këtij dokumentari dhe gjithashtu djemtë dhe vajzat e disa të tjerëve”, tha Z. Çashku.  

‘Përballja me të Shkuarën’ është një kolazh me 7 histori të cilat kapin shumëllojshmërinë e përvojave dhe opinioneve mbi periudhën komuniste. Që nga shkatërrimi i varrit të Nënës Mbretëreshë deri në ekzekutimin e të rinjve shqiptarë që shkruanin poezi apo dëgjonin muzikë perëndimore, historitë shkaktojnë përvoja të veçanta dhe të dhimbshme. 10 studentë nga Akademia e Filmit dhe Multimedias ‘Marubi’ kryen intervistat, filmimet dhe montazhin, ndërsa piktori Maks Velo dha vizatimet të cilat lidhin vizualisht historitë e ndryshme të shkurtra.   

Pas shfaqjes u krye një diskutim u zhvillua nga një panel i përbërë nga Gentiana Sula, Drejtore e Autoritetit të Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit, Uran Kostreci, një ish i burgosur politik, Robert Ëilton, Zv. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Orest Zeneli, një student i cili mori pjesë në produksion, dhe Debora Kern, Kreu për Qeverisje në Ambasadën zvicerane. Diskutimi u moderua nga shkrimtarja Luljeta Lleshanaku.