Universiteti Mjekësor hap studime për master në Menaxhim Shëndetësie

Press releases, 05.10.2017

Shëndet për të Gjithë – pjesë e mbështetjes zvicerane për sistemin shëndetësor në Shqipëri – ndihmoi në hapjen për herë të parë të një programi profesional për master në menaxhimin e shëndetit publik në vend

Training of lecturers on health management at Faculty of Economy, University of Tirana. © FDFA
Trajnim i pedagogëve të menaxhimit të shëndetësisë tek Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. © FDFA

Duke filluar nga 4 Tetor 2017 studentët e interesuar mund të aplikojnë për t’u regjistruar në programin profesional për master në Universitetin e Mjekësisë. Afati për aplikime është deri në 20 Tetor, dhe klasa e parë me 30 studentë do të fillojë programin në Nëntor 2017.

“Menaxherët e shëndetësisë me aftësi udhëheqëse në ekonomi dhe shëndetësi publike janë ende të rrallë në Shqipëri, por shumë të nevojshëm ashtu si dhe në vendet Evropiane që përballen me kosto të larta dhe burime të pakta në shëndetësi, tha Debora Kern, Drejtuese për Qeverisjen dhe Shëndetësinë në Ambasadën e Zvicrës.

Diploma e masterit ka si synim ata individë të cilët janë menaxherë të shëndetësisë ose që kanë përvojë në shëndetësi, ekonomi apo administrim public, por që kërkojnë të specializohen me aftësi të menaxhimit shëndetësor për mundësi karriere dhe përparim në sistemin e kujdesit shëndetësor. Drejtoritë rajonale, ministria dhe agjensitë, por edhe spitalet dhe institucionet e tjera shëndetësore  kanë nevojë për profesionistë të trajnuar siç duhet për administrim dhe menaxhim efiçient.

Ky master professional do të ketë 11 subjekte dhe do të kryhet nga Fakulteti i Shëndetit Publik dhe Fakulteti i Ekonomisë në Universitetin e Tiranës.

Ekspertë zviceranë nga Instituti Zviceran Tropikal dhe i Shëndetit Publik dhanë asistencë teknike për planin dhe metodologjinë mësimore, ndërsa Departamenti i Shëndetit Publik tek Fakulteti i Mjekësisë, Departamenti i Menaxhimit tek Fakulteti Ekonomik, dhe projekti Shëndet për të Gjithë bashkëpunuan për krijimin e programit. Pjesa kryesore e mësimeve do të jepet nga pedagogë nga të dy fakultetet, ndërsa ekspertë të Institutit Zviceran Tropikal dhe të Shëndetit Publik do të ofrojnë ekspertizë përgjatë kursit. Të gjithë pedagogët që janë përgjegjës për mësimdhënie u trajnuan në Zvicër dhe në Shqipëri.

Për më shumë informacion mbi këtë kurs ju lutemi vizitoni faqen në web të Fakultetit të Mjekësisë.