Qeveria e Shqipërisë nxjerr informacion të ri mbi lejet e qëndrimit gjatë Covid-19

Local news, 01.05.2020

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme jep rregulla të reja për lejet e qëndrimit për qytetarët e huaj

© FDFA

Qytetarët e huaj – përfshirë ata zviceranë – të cilët ndodhen në Shqipëri dhe kanë shkelur afatin e lejes së qëndrimit (90 ditë brenda një periudhe gjashtë-mujore) për shkak të kufizimeve të Covid-19, munden tani që ta zgjatin lejen e qëndrimit  duke dërguar një kërkesë me kopjen e dokumentit të udhëtimit tek dy adresat e-mail më poshtë:

migracioni.tirane@asp.gov.al

policiakufitare@asp.gov.al

Si alternativë, ata munden të dërgojnë kërkesën edhe tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit. Pas miratimit nga autoritetet të kërkesës për zgjatje përmes e-mailit, përgjigja e printuar do të duhet të paraqite në pikat e kalimit të kufirit për të shmangur gjobat administrative.   

Që nga 28 prill 2020 Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar procedura të reja për marrjen apo rinovimin e lejeve të qëndrimit për të gjithë qytetarët e huaj. Kjo i adresohet veçanërisht atyre që janë ndikuar nga masat shtrënguese për shkakt të Covid-19.

Sipas Ministrisë, qytetarët e huaj të cilët nuk janë të pranishëm në Shqipëri tani mund të aplikojnë përmes Internetit për të rinovuar lejen e qëndrimit. Kjo kryhet përmes seksionit të dedikuar në platformën E-Albania.

Gjithashtu qytetarët e huaj të cilët janë në Shqipëri dhe nuk kanë mundur ta marrin lejen e qëndrimit për herë të parë, mund të aplikojnë përmes Internetit. Ministria po pranon aplikime edhe për ata qytetarë të huaj të cilët nuk kanë të gjithë dokumentacionin shoqërues për shkat të kufizimeve të Covid-19, me kusht që ata të dërgojnë dokumentet e kërkuara në fund të procesit të vlerësimit dhe në momentin e marrjes së lejes.