Sjellja dhe shëndeti në Evropë: ekspertë ndërkombëtarë diskutojnë faktorë të stilit të jetesës


Questa pagina non è disponibile in italiano. Selezionare una delle lingue seguenti:

Article, 10.05.2017

Një konferencë ndërkombëtare mblodhi ekspertë të shëndetësisë në Tiranë, Shqipëri për të diskutuar përcaktorë e shëndetit dhe sëmundjeve në Evropë

Ambassador Graf addressing the 5th International Public Health Conference in Tirana. ©FDFA
Ambasadori Graf duke iu drejtuar Konferencës së 5-të Ndërkombëtare mbi Shëndetin Publik në Tiranë. FDFA

Konferenca e 5të Ndërkombëtare mbi Shëndetin Publik - organizuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe financuar pjesërisht nga Zvicra - u mbajt në 9 Maj për të adresuar çështjet që lidhen përcaktorët e sjelljes së shëndetit dhe sëmundjes në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Evropës.

Specialistë nga organizata ndërkombëtare të shëndetit – përfshirë nga Instituti Tropikal dhe i Shëndetit Publik të Zvicrës – paraqitën gjetje dhe përfundime nga studime të mëparshme.

“Përcaktorët e sjelljes në shëndet dhe sëmundje duhet të marrin më shumë vëmendje në Ballkanin Perëndimor. Zvicra mbështet këtë konferencë mbi shëndetin public – financiarisht dhe për nga përmbajtja. Në këtë linjë, Zvicra gjithashtu është kontribuesi kryesor për realizimin e Anketës Demografike të Shëndetit e cila sapo ka nisur”, tha Ambasadori zviceran Christoph Graf gjatë hapjes.

Profesore Elisabeth Zemp nga Instituti Tropikal dhe i Shëndetit Publik të Zvicrës paraqiti mënyra inovative se si të trajtohen përcaktorët e sjelles në shëndet. Ajo gjithashtu foli mbi rolin e gjinive në përcaktorët e shëndetit dhe mbi qasje të veçanta për gratë dhe burrat.

Disa sesione paralele u zhvilluan gjatë konferencës duke mbuluar tema si pasha, duhani, konsumi i alkoholit, shëndeti seksual dhe ushqyerja e fëmijëve.

Në Shqipëri faktorët sjellorë ose të stilit të jetesës përbëjnë afërsisht 70% të barrës së sëmundjes që nga 2010. Prandaj përpjekjet për shëndetin public duhet të fokusohen në promovim dhe parandalim. Konfernca është në linjë me reformat e qeverisë të cilat synojnë të rrisin ndërgjegjësimin mbi shëndetitn në vend.

Përmes projektit ‘Shëndet për të Gjithë’ Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim - SDC – po asiston ndryshimet në kujdesin shëndetësor parësor në zonat e Dibrës dhe Fierit.