Vende Pune

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) kërkon rregullisht punonjës të kualifikuar dhe të motivuar.

Vendet e punës do të publikohen përmes portalit shtetëror të punës në Internet. Kërkimin mund ta specifikoni sipas kritereve të ndryshme.

Portali shtetëror i punës (gjermanisht, frëngjisht, italisht) 

Ftesë për tender

Shërbime për mbrojtjen e pronës dhe personelit për Rezidencën Zvicerane dhe Ambasadën Zvicerane në Tiranë, Shqipëri për periudhën 15.05.2025 deri më 14.05.2030.

Ambientet/personat që do të mbrohen: Kompleksi i Rezidencës Zvicerane dhe Ambasadës Zvicerane me vendndodhje përkatësisht në rrugën “Ukraina e Lirë”, nr. 11, dhe rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 3/1, 1019, Tiranë, (të referuara më poshtë si “Kompleksi i Ambasadës”) dhe personeli i Konfederatës Zvicerane në Tiranë, Shqipëri.

Rojet e sigurisë udhëzohen të kryejnë detyrat e tyre nga mbikëqyrësi i tyre, i cili nga ana e tij udhëzohet nga Oficeri i Sigurisë i ambasadës.

Funksionet kryesore të rojeve janë të garantojnë sigurinë e ambienteve të Kompleksit të Ambasadës Zvicerane dhe Rezidencës Zvicerane:

  • Të kontrollojnë dhe organizojnë hyrjen dhe daljen e vizitorëve dhe stafit
  • Të vëzhgojnë rrethinën dhe të zbulojnë ndërhyrës
  • Të parandalojnë veprime kriminale kundër ose ndërhyrje në ambientet e ambasadës dhe rezidencës zvicerane
  • Të ngrejnë alarmin në rast emergjence (ndërhyrje, zjarr)

Kompanitë e interesuara duhet të ndjekin udhëzimet dhe procesin e aplikimit nën këtë link