Strategjia

Zvicra: Një Partner i Besueshëm dhe Fleksibël

Bashkëpunimi Zviceran sjell në Shqipëri avantazhet konkurruese të Zvicrës  dhe njohuri specifike në fushat si decentralizimi, arsimi dhe formimi profesional (për shkak të sistemit të dyfishtë arsimor të Zvicrës), sigurimi ndaj rrezikut dhe energjia. Zvicra luan një rol udhëheqës në dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe donatorëve ndërkombëtarë dhe ajo shquhet për përpjekjet për rritjen e efektivitetit të ndihmës.

Një kontribut i dukshëm është mbështetja ndaj Sistemit të Integruar të Planifikimit (IPS) i cili harmonizon të gjithë aktivitetet e donatorëve dhe qeverisë në lidhje me zhvillimin e vendit. Bashkëpunimi Zviceran është pozicionuar krahas Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI) 2010-2013 si dhe përparësive të tjera të vendit të pasqyruara në sektorë dhe strategji gjithë-përfshirëse.

Mirësevini në Zyrën e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri

Synimi i përgjithshëm për 2010-2013 është të mbështetet Shqipëria në përpjekjet drejt integrimi Europian duke kontribuar për përmirësimin e Qeverisjes dhe Shtetit Ligjor dhe për konkurrueshmërinë e Ekonomisë. Asistenca Zvicerane për zhvillim në Shqipëri punon në fushat e Democratizimit dhe Shtetit Ligjor dhe Zhvillimit Ekonomik. Shembuj të punës përfshijnë ngritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore, rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendim-marrje, prezantimi i planeve dhe politikave të zhvillimit rajonal, përmirësimi i përfshirjes sociale të komunitetit Rom dhe grupeve të tjera të pafavorizuara, rehabitlitimi i infrastrukturës së ujit dhe energjisë, dhe mbështetja e arsimit profesional.

Bashkëpunimi Zviceran sjell në Shqipëri avantazhet konkurruese të Zvicrës dhe njohuri specifike në fushat si decentralizimi, arsimi dhe formimi profesional (për shkak të sistemit të dyfishtë arsimor të Zvicrës), sigurimi ndaj rrezikut dhe energjia. Zvicra luan një rol udhëheqës në dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe donatorëve ndërkombëtarë dhe ajo shquhet për përpjekjet për rritjen e efektivitetit të ndihmës për zhvillim.

Ju lutem klikoni në artikujt e menusë në të majtë për më shumë informacion të detajuar në lidhje me programet e Bashkëpunimit Zviceran dhe projekteve në Shqipëri.

Që nga viti 1997 Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri është fokusuar në forcimin e institucioneve demokratike, zbatimin e decentralizimit në nivel vendor, përparimin e ekonomisë rurale, rritjen e punësimit dhe rinovimin e infrastrukturës. Theks i veçantë i është dhënë barazisë gjinore dhe përfshirjes sociale të grupeve me dizavantazhe si popullsia Rome. Përmes bashkëpunimit dypalësh si dhe programeve ndëerkombëtare Zvicra ka kontribuar për Shqipërinë 133 milion Euro deri në fillimin e 2010 – ose rreth 8 milion Euro në vit në formën e granteve. Kontributi zviceran për Shqipërinë shpërndahet në mënyrë të barabartë midis kanaleve qeveritare dhe shoqërisë civile.

Artikulli i mëposhtëm nga gazetarja zvicerane Gaby Ochsenbein u publikua në faqen e rrjetit swissinfo.ch - faqja zyrtare e Shërbimit Ndërkombëtar të Korporatës Zvicerane të Transmetimit. Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri nuk është përgjegjëse për përmbajtjen e këtij artikulli.

Vendi i kontrasteve
 

Turizmi në Shqipëri: një kantier ndërtimi me potencial
nga Gaby Ochsenbein, swissinfo.ch 3 Qershor, 2013 - 11:00

Histori Suksesi
 

Shkolla Profesionale Mundëson Punësim për Nxënësit
 

“Pa pjesën praktike të programit Zviceran ne nuk do të ishim të aftë të funksiononim mirë në tregun e punës. Hidraulikët e brezit të vjetër kanë zili për njohuritë dhe aftësitë tona.”

Ardian Tata

Një sektor i mirë arsimor duhet të sigurojë mundësi optimale punësimi. Por si mundet arsimi të ndihmojë rritjen e punësimit në një vend si Shqipëria? Pjesë e përgjigjes është një qasje e sapo-prezantuar: mësimi mbi bazë projektesh në arsimin dhe formimin profesional. Përmes AlbVET, një program i cili mbështet arsimin professional, Bashkëpunimi Zviceran po sjell një ndryshim rrënjësor në sistemin arsimor në vend.

Ndryshimi është i dukshëm në 10 shkolla të cilat janë mbështetur dhe rinovuar përmes asistencës teknike dhe financimit zviceran. Ato janë pjesë e një programi për mësimin e bazuar në projekte i cili jep trajnim për mësuesit dhe udhëzuesit, zhvillon kurrikulumin dhe siguron pajisje të reja praktikimi. Si rezultat, brezi i ri i nxenesve që diplomohen tani po gjejnë punësim fitimprurës në tregun e punës dhe po korrin të mirat e studimeve.

Një nga shkollat që përfitoi nga asistenca zvicerane është Shkolla e Mesme Profesionale në Lushnje. E ngritur në vitet ’70 nën regjimin komunist, shkolla kaloi një periudhë të vështirë në vitet ’90 kur infrastruktura u rrënua, kurrikulumi mbeti prapa, dhe stafi mësonjës u demotivua. Pasi e përfshiu shkollën në program, AlbVET nisi me trajnime për mësuesit dhe udhëzuesit gjë që hodhi themelet e ndryshimit nga metodat e vjetra skolastike në metoda moderne. Prezantoi një kurrikulum të ri i cili fokusohet në mjedisin e praktikës dhe në zgjidhjen e problemeve. Përveç kësaj, programi zviceran siguroi pajisje dhe mjete për punishtet të cilat shkolla nuk mund t’i siguronte me mënyra të tjera.

“Një ndryshim 100% ndodhi sapo u përfshimë në programin zviceran”, thotë Niko Nikolla, krye-udhëzuesi në Shkollën e Mesme Profesionale, Lushnje. “Kjo përfshinte kurrikulum të ri dhe paijsje punishteje të një cilësie të lartë”. Një tregues i ndryshimit bie në sy: dikur shkolla ofronte vetëm pajisje ngrohëse në punishtet e saj, ndërsa tani këto janë zëvendësuar me sisteme hidraulike. Siç shpjegon Niko, kjo ishte në përgjigje ndaj kërkesave të tregut ku puna hidraulike ka kërkesë të lartë. “Studentët tani janë më në gjendje të përshtaten me tregun dhe ata ja kalojnë hidraulikëve të vjetër pasi janë të aftë të vizatojnë skema dhe të punojnë me makineri të reja”, shton Niko.

Një shembull i qartë i kësaj është Ardian Tata i cili studioi për 3 vjet tek kjo shkollë dhe përfitoi nga mbështetja e re zvicerane. Pas diplomimit ai punoi fillimisht tek një biznes privat hidraulik por në fund të vitit filloi biznesin e tij. “U ndjeva konfident për të qenë i vetë-punësuar”, thotë Ardiani. “Fusha ime e punës përfshin ftohjen, ngrohjen, karburantet dhe pishinat”. Ai përmend se ndryshimi i madh erdhi përmes orientimit praktik të shkollës. “Përmes punës praktike ne ishim në gjendje të funksiononim në tregun e punës; kurrikulumi i vjetër nuk mund të na jepte këto aftësi praktike”, shton Ardiani.

Kur ai filloi të punonte kishte në përdorim një biçikletë të vjetër por së shpejti e zëvendësoi me një makinë me porto-bagazh e cila e lejon të udhëtojë largësi të gjata dhe të mbajë një komplet të plotë pajisjesh. Kontrata e tij e fundit është për instalimin e një sistemi të plotë hidraulik për një pallat me 12 kate. “Cilësia dhe besueshmëria janë kyçi”, thotë Ardiani. Si shumë studentë të tjerë nga këto shkolla profesionale, Ardiani e sheh të ardhmen të ndritur në profesionin e zgjedhur.

Botimet dhe lidhjet përkatëse

Bashkëpunimi Zviceran në Shqipëri një vështrim i shkurtër
Asistojmë Tranzicionin dhe Integrimin Europian të Shqipërisë
Gusht 2010 /

Shkarkoni: [en (PDF, Number of pages 2, 814.4 kB)] [al (PDF, 827.8 kB)]

Detailed information can be found on the English page.