COVID – 19
Informacion mbi fluturim të veçantë Tiranë-Zyrih-Tiranë
Air Albania njofton një fluturim të ri që do të kryhet më 9 maj midis Zyrihut dhe Tiranës. Ky fluturim mund të vlejë për qytetarë zviceranë dhe rezidentë në Zvicër të cilët duan të kthehen ne Zvicër. Fluturimi është planifikuar të niset nga Tirana për në Zyrih në orën 12:00, më 9 maj. Fluturimi kthim planifikohet të niset nga Zyrih për në Tiranë në orën 15:15. Qytetarët zviceranë apo qytearë shqiptarë me leje qëndrimi të vlefshme në Zvicër, të cilët janë të interesuar të kthehen në Zvicër, janë të lutur të kontaktojnë Air Albania për më shumë detaje.
Për informacion mbi situatën me Koronavirusin (COVID-19) ju lutemi konsultoni informacionin dhe direktivat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Nga ana e qeverisë së Zvicrës, Zyra Federale e Shëndetit Publik informon dhe publikon këshillat e duhura për udhëtime. Këshillat për udhëtime nga Departamenti Federal për Çështje të Jashtme (FDFA) (në Gjermanisht, Frëngjisht dhe Italisht) ofrojnë informacion të thjeshtë për përgatitjet për udhëtime. Ato duhet të konsiderohen si një burim shtesë informacioni.
Për kërkesa urgjente ju lutemi kontaktoni FDFA Helpline
Telefon: +41 800 24-7-365 / +41 58 465 33 33
E-mail: helpline@eda.admin.ch