Bashkëpunimi ndërkombëtar zviceran nxitet nga një vizion për një botë pa varfëri dhe në paqe, për zhvillim të qëndrueshëm. Ky mandat zbatohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Sekretariati i Shtetit për Çështje Ekonomike dhe Divizioni për Sigurinë Njerëzore pranë Departamentit Federal për Punët e Jashtme. Zvicra ka përcaktuar 11.11 miliardë CHF për bashkëpunimin ndërkombëtar për periudhën 2017-2020.