Histori suksesi
Drejt menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve në Berat (PDF, 2 Pages, 813.0 kB)
Në kalendarin e këtij viti jemi fokusuar tek jeta e shpendëve në Shqipëri. Një biodiversitet i pasur dhe një sektor turizmi që po rritet krijojnë mundësi të reja dhe gjithashtu kërkojnë mbrojtje më të mirë për mbi 300 speciet e shpendëve në vend. Shkarkoni kalendarin këtu (PDF, 26 Pages, 6.0 MB).
Shqipëria është e pasur me bimë mjekësore dhe aromatike dhe Kalendari ynë 2023 përmban 12 ilustrime nga artistja Ledia Kostandini.
Kalendari i ambasadës zvicerane për 2022 ka si veçori foto me njerëz dhe partnerë nga programi ynë i bashkëpunimit.
Shkarkoni kalendarin (PDF, 13 Pages, 26.5 MB) e plotë për 2022.
Për mbi dy dekada Zvicra mbështet në Shqipëri procesin e decentralizimit dhe forcimin e qeverisjes vendore. Disa nga shembujt, praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra u përmblodhën në një raport të përfunduar në Prill 2020.
Ju mund të shkarkoni raportin (PDF, 44 Pages, 297.3 kB).
Televizioni i orientuar nga financat dhe biznesi - SCAN TV intervistoi Ambasadorin zviceran Christoph Graf më 17 Prill 2015 për të diskutuar marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Zvicrës, dhe cfarë mund të përmirësohet për të rritur shkëmbimet ekonomike dhe të biznesit. ©SCAN TV
Kanali kryesor televiziv Top Channel transmetoi një intervistë me Ambasadorin Christoph Graf më 14 Maj 2015, ku ai foli mbi rëndësinë e rritjes së përfaqësimit të grave në politikë dhe qeverisje. Ai theksoi se qeveria vendore është ambienti ku politika ka fillimin e saj dhe prandaj Zvicra mbështet rrjetin e grave në politikë me bazë në bashkitë e veriut të Shqipërisë. ©Top Channel
Më 26 Qershor 2015 Ambasadori zviceran Christoph Graf përshëndeti një grup me fëmijë Romë që morën pjesë në kampe verore në katër qytete të Shqipërisë. Së bashku me përfaqësues nga qeveria, Kombet e Bashkuara dhe UNICEF, ai bëri thirrje për më shumë barazi dhe përfshirje të Romëve në shoqëri. Mëngjesi me Fëmijët Romë u organizua nga Ndihmë për Fëmijët, një fondacion vendas i mbështetur nga Zvicra në punën për rritjen e arsimimit dhe të të ardhurave për Romët. ©FDFA