Temat

Bashkëpunimi midis Zvicrës dhe Shqipërisë filloi në fillim të viteve 90.  SDC dhe SECO kanë dhënë pothuajse 130 milion Franga Zvicerane dhe shpërndarja e fondeve midis dy departamenteve ka qenë pothuajse e barabartë.

Shqipëria u bë vend prioritar për SDC-n në vitin 1995.  SDC ka punuar në katër fusha:

  • drejtimin e qeverisë
  • punësimin dhe stimulimin e të ardhurave
  • progresin në drejtësinë sociale
  • arandalimin dhe menaxhimin e konflikteve me qëllim që të kontribuojë në zhvillimin social si dhe në  zhvillimin e ekonomisë së tregut

Programi i SECO-s përqëndrohet në një disponibilitet më të madh dhe në një ndarje më të barabartë të burimeve bazë në sektorët e energjisë dhe ujrave.  Qëllimi është të hidhen themelet për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë dhe uljen e varfërisë. Rritja e sektorit privat në Shqipëri po ecën përpara nëpërmjet financimit të nismave rajonale  si Shërbimi Konsultativ për Investimet e Huaja (FIAS), Investment Compact nëpërmjet Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik,  Partneritetit për Ndërmarrjet Private nëpërmjet Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC), Programi për Lehtësimin e Tregëtisë nëpërmjet Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).