SDC dhe SECO mbështesin Shqipërinë në përpjekjet e saj për forcimin e ekonomisë së tregut dhe aftësitë e saj konkuruese, përmirësimin e kushteve për ndërmarrjet private dhe zbatimin e së drejtës së pronësisë. Janë planifikuar masat në nivel makro dhe mikro. Programi Zviceran përqëndrohet në përmirësimin e kushteve të kuadrit bazë rregullator, veçanërisht për bizneset e vogla, në përdorimin e potencialit bujqësor dhe treinimin e të rinjve.
SECO vazhdon përpjekjet e saj për përmirësimin e mjedisit për investime private dhe krijimin e kapaciteteve për Ndërmarrjet e Mëdha, të Vogla e të Mesme në fushat e përzgjedhura në sektorët niche siç është drejtimi me pjesëmarrje. SECO vazhdon gjithashtu të mbështesë zhvillimin e institucioneve private lokale financiare dhe të instrumentave që ofrojnë mundësi financimi që plotësojnë më mirë nevojat për Ndërmarrjet e Mëdha, të Vogla e të Mesme dhe që kontribuojnë në mobilizimin e resurseve në sektorin privat. Do të kërkohet lehtësimi I Investimeve Direkte të Huaja dhe çiftëzimi me kompanitë zvicerane.
Kontributi në sektorin e energjitikës është faktor thelbësor për përmirësimin e kushteve të kuadrit bazë rregullator për sektorin privat.