
Në 17 maj 2020, një fluturim i veçantë Tiranë-Zyrih-Tiranë do të kryhet nga Air Albania. Ky fluturim riatdhesimi synon të sjellë qytetarët shqiptarë të bllokuar në Zvicër.
Fluturimi është planifikuar të niset nga Zyrih për në Tiranë në orën 15:15.
Qytetarët zviceranë apo qytetarë shqiptarë me leje qëndrimi të vlefshme në Zvicër, të cilët janë të interesuar për këtë fluturim, janë të lutur të kontaktojnë Air Albania për më shumë detaje.
Ambasada e Zvicrës nuk është përgjegjësë për operimin e këtij fluturimi. I ftojmë personat e interesuar që të konfirmojnë të gjithë informacionin mbi këtë fluturim me Air Albania.