Delegacioni zviceran merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Tiranë

Article, 30.05.2016

Një delegacion zviceran ndoqi sesionin tre-ditor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s nga 27-30 Maj

Members of the Swiss delegation to the NATO Parliamentary Assembly spring session at the Swiss Residence, Tirana, Albania.
Anëtarët e delegacionit zviceran në Asamblenë Parlamentare të NATO-s Corina Eichenberger, Chantal Galladé dhe Christian Meuwly me Ambasadorin zviceran Christoph Graf në Rezidencën zvicerane, Tiranë, Shqipëri. FDFA

Deputetet e Parlamentit zviceran Corina Eichenberger dhe Chantal Galladé si dhe Ambasadori zviceran në NATO Christian Meuwly ishin në Tiranë për të marrë pjesë në sesionin e pranverës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Përfaqësuesit zviceranë vëzhguan punimet dhe shkëmbyen me kolegët e tyre që ishin të pranishëm në sesion. Ata u takuan gjithashtu me Ambasadorin zviceran në Shqipëri Christoph Graf.

Rreth 250 anëtarë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s si dhe rreth 60 parlamentarë që përfaqësojnë vende jo anëtare u takuan përgjatë tre ditëve në Tiranë tek Pallati i Kongreseve. Gjatë takimit u diskutua siguria ndërkombëtare dhe shqetësimet gjeopolitike si një përgatitje për Samitin e NATO-s në Varshavë në korrik 2016.  

Është hera e parë që Shqipëria pret një sesion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që kur vendi u bë anëtar krahas Kroacisë në 2009. Asambleja Parlamentare e NATO-s është një strukturë ndër-parlamentare që mbledh së bashku deputetë nga parlamentet e vendeve anëtare dhe atyre partnere të NATO-s për të diskutuar çështje sigurie.

Zvicra ndjek parimin e asnjanësisë dhe nuk është anëtare e NATO-s, megjithatë ka ndërtuar një partneritet për paqen me organizatën Euro-Atlantike dhe bashkëpunon në mënyrë aktive veçanërisht në fushën e misioneve civile dhe humanitare.