Gjashtë donatorë mbështesin ndryshimet territoriale dhe administrative në Shqipëri

Article, 14.07.2016

Një fazë e re e mbështetjes ndaj reformës territoriale dhe administrative - STAR2 – nisi sot me një marrëveshje që shkon deri në 7.3 million Euro

Representatives of international donors and Albania's government after signing agreement on STAR2 project.
Përfaqësues nga donatorë ndërkombëtarë dhe qeveria e Shqipërisë pas nënshkrimit të marrëveshjes për projektin STAR2. @Blerta Kambo @Blerta Kambo

Shqipëria nis fazën e dytë të projektit për mbështetjen e reformës territoriale dhe administrative - STAR2. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Shtetit për Çështje Vendore z. Bledi Çuçi dhe Përfaqësuesi Rezident i Kombeve tw Bashkuara z. Brian Williams.

Faza e re do të ndihmojë zbatimin e ndryshimeve që u ndërmorën përmes reformës territorial dhe administrative e cilia krijoi 61 bashki të reja dhe më të zgjeruara në vend të 373 njësive të qeverisjes vendore të mëparshme.

Ministri Çuçi theksoi se “ne jemi të vendosur të modernizojmë të gjithë qeverisjen në Shqipëri dhe jo vetëm qeverisjen vendore”. Ai përmendi raste të shërbimeve të reja të cilat po i jepen qytetarëve megjithëse bashkitë janë ende të reja dhe kanë nevojë për shumë mbështetje.

E pranishme në firmosjen e marrëveshjes ishte dhe Ndihmës Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara Zj. Cihan Sultanoglu e cila përmendi një lidhje të qartë midis kësaj mbështetjeje të rinovuar të ndërkombëtarëve dhe aftësisë së Shqipërisë për të kapur standarded e BE-s për qeverisjne vendore, veçanërisht pasi BE është tashmë një nga donatorët e fazës së re të mbështetjes.

Në nivelin e bashkive STAR2 do të forcojë kapacitetet e stafeve dhe administratës me qëllim mbulimin sa më shpejt të të gjitha shërbimeve thelbësore që popullsia urbane  dhe rurale pret nga strukturat e reja.

Gjashtë donatorë bashkuan forcat për STAR2: Suedia, Zvicra, USAID, Bashkimi Evropian, Bashkëpunimi Italian dhe UNDP. Nje buxhet prej afërsisht 7.3 milion Euro i është dedikuar kësaj nisme, përfshirë edhe 1.5 milion Euro kontribut nga Qeveria Shqiptare.