Kryetarja e Parlamentit zviceran Christa Markwalder viziton Shqipërinë

Article, 20.11.2016

Presidentja e Këshillit Kombëtar të Zvicrës - dhoma më e madhe e parlamentit - Christa Markwalder kreu një vizitë tre-ditore në Shqipëri. Në takime me udhëheqësit kryesorë politikë ajo theksoi lidhjet e ngushta dhe shumë të mira midis Zvicrës dhe Shqipërisë

Kryetarja e parlamentit zviceran Christa Markwalder dhe Kreu i Parlamentit shqiptar Ilir Meta
Kryetarja e parlamentit zviceran Christa Markwalder dhe Kreu i Parlamentit shqiptar Ilir Meta. ©FDFA

Gjatë vizitës së saj Kryetarja e Parlamentit zviceran Christa Markwalder u takua me homologun e saj Ilir Meta, Kreun e Parlamentit shqiptar. Znj. Markwalder deklaroi se është në interesin e Zvicrës të shohë Shqipërinë dhe rajonin në prosperitet. Ajo theksoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor dhe shtoi se qeveria zvicerane ka miratuar një sërë projektesh për të mbështetur Shqipërinë në katër vitet e ardhshme. Vizita e nivelit të lartë vazhdoi me takime zyrtare me Presidentin Bujar Nishani dhe Kryeministrin Edi Rama.

Para këtyre takimeve zyrtare Zj. Markwalder vizitoi projektin me financim zviceran RisiAlbania i cili asiston sektorin e outsourcing të bizneseve me lidhje me tregjet ndërkombëtare, promovim dhe shërbime me vlerë të shtuar. Ajo mësoi mbi mundësitë e punësimit të të rinjve në këtë sektro që po lulëzon.

Zj. Markwalder dhe gjithashtu një leksion për studentët dhe të diplomuarit nga Akademia e Studimeve Politike – një shkollë e ngritur nga Këshilli i Evropës dhe e financuar pjesërisht nga Zvicra. “Në kohërat aktuale të paqëndrueshme dhe të paparashikueshme ne kemi nevojë për udhëheqje politike – të tillë që siguron zgjidhje dhe nuk kthehet në oportuniste dhe populiste”, u tha Zj. Markwalder studentëve të cilët janë gjithashtu anëtarë apo aktivistë të partive politike apo shoqërisë civile.

Zj. Markwalder vizitoi edhe Durrësin ku u takua me Kryebashkiakun Vangjush Dako. Vizita e saj u krye pas një ftese nga Kreu i Parlamentit Shqiptar Meta në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis parlamenteve të të dy vendeve. Ajo u shoqërua nga Ambasadori zviceran në Tiranë Christoph Graf.