Mbështetja zvicerane krijon rrjetin ndërballkanik për punësimin e të rinjve

Article, 08.02.2017

Këshillimi për Punësim – një qasje zvicerane – prezantohet tek institucionet dhe kompanitë në disa vende të Ballkanit

Deputy Head of Mission at Swiss Embassy in Albania Philipp Keller at the conference on youth employment
Zv. Kreu i Misionit në Ambasadën zvicerane Philipp Keller tek konferenca mbi punësimin e të rinjve. amarildo bixhakos photography

Swisscontact – një organizatë që punon në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social në 33 vende – ngriti një platformë për ata që janë përfshirë në arsimin profesional dhe punësimin në Ballkanin Perëndimor. ‘Balkans@Work’ mbledh bashkë agjenci ndërkombëtare, donatorë, organizata jo qeveritare, kompani private, dhe përgjegjës për politikat në fushën e punësimit të të rinjve.

Aktiviteti lançues u krye në Tiranë dhe Durrës, Shqipëri, dhe përfshiu prezantimin e metodave të bashkëpunimit dhe vizita në ambientet e një kompanie private dhe zyrës së punësimit në Durrës. Një qasje specifike – Këshillimi për Punësim (C4E) – ishte metoda kryesore e diskutuar gjatë aktivititetit.

Philipp Keller, Zv. Kreu i Misionit në Ambasadën Zvicerane në Shqipëri deklaroi se ‘papunësia është një investim i harxhuar kot’. Ai shtoi se “punësimi i të rinjve është kyç për një zhvillim të qëndrueshëm, paqësor dhe të begatë, dhe të rinjtë me vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me sfida të ngjashme përsa i përket arsimimit dhe punësimit.

Henry Leerentveld, Drejtori Rajonal i Swisscontact për Evropën Lindore tha se “Këshillimi për Punësim është në veçanti për grupe të margjinalizuara si minoritetet, refugjatët, viktimat e trafikimit, dhe gratë rurale”.

Përmes kësaj qasjeje përfituesit marrin orientim, arsim profesional, praktika biznesi, grante për vetë-punësim, dhe ndërmjetësim për punësim. Rreth 1,000 të reja dhe të rinj në Shqipëri janë asistuar përmes këtij programi.