Qendër e re zhvillimi për fëmijë me nevoja të veçanta

Press releases, 26.07.2017

Mbështetja zvicerane mundëson ngritjen e një qendre për rehabilitimin dhe zhvillimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara

 

Deputy Head of Mission at Swiss Embassy in Albania Philipp Keller at the visit to inaugurate the centre for children with special needs in Bulqiza, Albania. ©FDFA
Zv. Kreu i Misionit në Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri Philipp Keller gjatë përurimit të qendrës për fëmijë me nevoja të veçanta në Bulqizë, Shqipëri. FDFA

Një qendër e re zhvillimi për fëmijët më nevoja të veçanta u përurua sot në Bulqizë, Shqipëri. Qendra mund të mbajë deri në njëzetë e pesë fëmijë në nevojë për terapi rehabilituese dhe zhvillimore.

Një ekip prej pesë profesionistësh përfshirë fizioterapistë dhe punonjës social do të japin shërbime për dymbëdhjetë fëmijë që aktualisht e ndjekin këtë qendër.

Zv. Kreu i Misionit në Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri Mr. Philipp Keller, tha gjatë përurimit: “Fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara në këtë qytet dhe fshatrat përreth tani mund të gjejnë trajtim dhe mbështetje. Në emër të qeverisë zvicerane ju përgëzoj për këtë shembull pune të përbashkët dhe për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Bulqizës".

Qendra është e hapur për persona me aftësi të kufizuara dhe krijon një mjedis aftësues për zhvillim individual dhe socializim për përfituesit e shërbimeve.

Qendra u ndërtua me financim nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) me zbatim nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP Albania). Kjo është qendra e tretë e këtij lloji e cila pason ngritjen e qendrave të ngjashme në Lushnje dhe Pogradec.