Willkommen

Ambasadori i Zvicrës në Tiranë Christoph Graf
Ambasadori Christoph Graf ©FDFA

I/e dashur vizitor/e,

Mirëserdhët në faqen e Internetit të Ambasadës së Zvicrës në Tiranë. Shqipëria dhe Zvicra kanë të përbashkët më shumë se sa malet dhe ujin e bollshëm; ne gjithashtu gëzojmë marrëdhënie të shkëlqyera dhe të shumta. Lidhjet midis dy vendeve tona janë forcuar dhe rritur që nga koha kur përfaqësia zvicerane u hap në Tiranë në 1992. Shqipëria është një vend parësor për Bashkëpunimin Zviceran për Zhvillim, dhe Zvicra vazhdimisht mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt Evropës.

Ambasada e Zvicrës në Tiranë nxit bashkëpunimin midis Zvicrës dhe Shqipërisë në disa fusha. Kjo përfshin shkëmbime të rregullta me bizneset zvicerane të pranishme në Shqipëri si dhe mbështetje për aktivitete kulturore midis dy vendeve tona dhe në kuadrin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.  

Për më tepër, Ambasada koordinon zbatimin e Strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran me Shqipërinë. Projekte bashkëpunimi po zbatohen në fusha ku njohuritë zvicerane mund të sjellin ndryshim si qeverisja vendore, arsimi profesional, energjia, uji dhe shëndetësia.

Kjo faqe ju informon mbi shërbimet, aktivitetet, dhe programet e Ambasadës. Këtu gjeni këshilla të dobishme për udhëtime dhe mënyra praktike për të mësuar më shumë mbi Zvicrën dhe praninë e saj në Shqipëri.

Në se ka ndonjë informacion që ju mendoni se duhet të shtohet ose të përmirësohet në këtë faqe, do ta vlerësonim që të dëgjojmë nga ju. Ju lutem hyni dhe shijoni njohjen me lajmet, aktivitetet dhe shërbimet tona.

Christoph Graf
Ambasador