Mirësevini në faqen e Internetit të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri.
Zvicra dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera të cilat sa vijnë e bëhen më të forta. Zvicra është një mbështetëse aktive e zhvillimit të Shqipërisë dhe si Ambasadë ne menaxhojmë një program të konsiderueshëm të bashkëpunimit.
Programi i Bashkëpunimit Zviceran për Shqipërinë 2022-2025 përkufizon synimin tonë: të kontribuojë për një demokraci funksionale, institucione dhe shërbime publike efektive; ekonomi tregu të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse e konkurruese; zbutjen e ndryshimeve klimatike, si dhe arritjen e zbatimin e standardeve dhe vlerave evropiane. Një pjesë e madhe e detyrave të Ambasadës ka të bëjë me drejtimin dhe koordinimin e zbatimit të këtij programi për bashkëpunim.
Ambasada e Zvicrës në Shqipëri gjithashtu nxit lidhjet dhe shkëmbimet midis dy vendeve në aspektet politike, ekonomike, dhe kulturore. Kjo përfshin shërbime për qytetarë zviceranë, shkëmbime të rregullta me bizneset zvicerane të pranishme në Shqipëri dhe mbështetje për aktivitete kulturore midis dy vendeve si dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ju mund të gjeni këtu informacion mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Zvicrës dhe Shqipërisë, si dhe lajme, aktivitete dhe shërbime. Ne gjithmonë mirëpresim sugjerime mbi çdo informacion tjetër që mund të shtohet në faqen tonë në Internet.
Ruth Huber
Ambasadore